Përleshje të ashpra janë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Të dhënat e para të publikuara në media thonë se ka patur bombardime dhe si pasojë edhe disa viktima.
Luftimet shënojnë përplasjen e fundit mes dy armiqve të mëdhenj, pas shpërthimit të një luftë në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.
Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se Azerbajxhani filloi “granatimet intensive” kundër pozicioneve ushtarake armene në drejtim të qyteteve Goris, Sok dhe Jermuk në orën 00:05 të mëngjesit (20:05 GMT) të martën. Trupat e Azerbajxhanit përdorën dronë, si dhe “artileri dhe armë zjarri të kalibrit të madh”.
Burimi: The Guardian, CNN