Legalizim i kanabisit në Gjermani/ Qeveria ngadalëson hapat nga frika e përplasjes me ligjet e BE-së

Pengesat ligjore po ngadalësojnë planet e qeverisë gjermane për të lejuar shpërndarjen e kontrolluar të kanabisit midis të rriturve, me frikën se një ligj i hartuar keq për legalizimin e drogës mund rrëzohet nga gjykata evropiane e drejtësisë.

Në një marrëveshje koalicioni të nënshkruar nëntorin e kaluar, qeveria trepalëshe e udhëhequr nga kancelari, Olaf Scholz, deklaroi synimin e saj për ta bërë të ligjshme shitjen e kanabisit tek të rriturit ,deri në pranverën e ardhshme.Të hënën, një analizë ligjore nga shërbimi hulumtues i parlamentit gjerman, paralajmëroi se një lëvizje për legalizimin e kanabisit do të binte ndesh me rregulloret evropiane në më shumë se një mënyrë.

Marrëveshja e Shengenit detyron gjithashtu palët e nënshkruara të kufizojnë eksportin, shitjen dhe furnizimin e paligjshëm të “drogave narkotike , përfshirë kanabisin”. Ndërsa qeveria gjermane mbetet në rrugën e duhur për të miratuar një ligj brenda mandatit aktual parlamentar për të lejuar shpërndarjen e kanabisit, ajo po sheh gjithashtu planet më të fundit në Luksemburg si një mënyrë për të legalizuar drogën me rrezik minimal të shkeljes së ligjeve europiane.

Burimi: The Guardian, CNN

Read Previous

37 vite nga vdekja e Odhise Paskalit, themeluesi i skulpturës shqiptare

Read Next

Trazira në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, raportohet për bombardime dhe viktima