Pandemia ka ndryshuar jetën tonë dhe parametrat e renditjeve që na tregojnë se cili është vendi më i mirë për të jetuar.
Raporti vjetor i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga “The Economist Intelligence Unit” dhe bën një klasifikim të vendeve më të mira për të jetuar në botë: 173 qytete që analizohen në pesë kategori sipas stabilitetit, kujdesit mjekësor, kulturës dhe mjedisit, arsimit dhe infrastrukturës.
Indeksi Global i Jetueshmërisë përcakton sfidat me të cilat përballet një individ në 173 qytete. Në vitin 2022, kufizimet e relaksuara të COVID-19 në disa pjesë të botës çuan në ndryshime të mëdha, por një qytet historik përsëri zuri vendin e parë.
Dhjetë vendet e para dominohen nga Evropa Perëndimore dhe Kanadaja.
- Osaka, Japoni

2. Amsterdam, Holandë

3. Toronto, Kanda

4. Frankfurt, Gjermani

5. Gjenevë, Zvicër

6. Vankuver, Kanada

7. Kalgari, Kanada

8. Cyrih, Zvicër

9. Kopenhagë, Danimarkë

10. Viena, Austri

/A2news/