Industria ajrore përballet me krizën më të madhe që nga pandemia
Adnan Januzaj mund të vazhdojë të luajë në Spanjë, pavarësisht interesimit nga klubet jashtë saj.
Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e tij dhe sipas raportimeve nga Spanja, klubi i ka dërguar tashmë një ofertë lojtarit.
Detaje tjera nuk janë zbuluar ende, mirëpo dihet se Januzaj mund të kalojë në “Wanda Metropolitano” si lojtar i lirë.
Reprezentuesi belg së fundi ishte pjesë e Real Sociedadit, klub me të cilin i skadoi kontrata më 30 qershor.
Everton, West Ham United e Napoli thuhet se janë klubet tjera të interesuara për 27-vjeçarin. /GazetaExpress/