Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendos për seancës e radhës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 7 korrik, të enjten.

Kështu ka bërë të ditur shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili ka kërkuar nga shumica që projektligji për deklarimin e pasurisë të kthehet komision dhe të largohet kategoria e mjekëve dhe profesorëve.

“I kërkoj edhe njëherë mazhorancës ta rikthejë në rishqyrtim çështjen e deklarimit të pasurisë. I kërkojmë të reflektojë, ta kthejë projektligjin në komision, t’i largojmë këto kategori”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Agjencinë ndaj parandalimit të korrupsionit.

Ligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit në Kuvendin e Kosovës ka marrë 68 vota.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në votim.

Më 20 shtator të vitit 2021, ky projektligj ishte votuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket zgjedhjes së anëtarit në bordin e Bankës Qendrore të Kosovës, Nexhat Kryeziu është zgjedhur anëtar joekzekutiv i këtij bordi.

Gjithashtu, në Kuvendin e Kosovës është formuar edhe Komisioni Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Ndërsa, nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për miratimin e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen deh kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Vetëm 59 deputetë kanë marrë pjesë në votim, ndonëse partitë opozitare ishin në seancë, ata nuk e kanë bërë kuorumin.

Para se projektligji në fjalë të hidhej në votim Partia Demokratike e Kosovës, rrjedhimisht shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, tha se partia e tij nuk do të votojë Projektligjin nëse mjekët dhe profesorët nuk largohen nga detyrimi për të deklaruar pasurinë.

Ndryshe, projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit përcakton funksionimin e agjencisë si organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për parandalimin e korrupsionit që bien brenda fushëveprimit të saj. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti: Kosova ka pritje të mëdha për liberalizimin e vizave nga Çekia gjatë kryesimit të BE-së

Read Next

​Hetimet për energjinë, votohet lista fillestare e dëshmitarëve për intervistim