Kurti: Kosova ka pritje të mëdha për liberalizimin e vizave nga Çekia gjatë kryesimit të BE-së

Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale.

Kështu tha se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar me rastin e marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika Çeke.

Ai theksoi se Kosova, si i vetmi kandidat potencial për Bashkimin Evropian që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE, gjithashtu pret me padurim për të punuar së bashku ngushtë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa përgatit aplikimin për anëtarësim në BE.

“Kjo presidencë ka një agjendë sfiduese dhe ambicioze, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, sigurinë energjetike, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike.

Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga BE, ashtu siç jam unë sot i rrethuar nga ju. Ne ndajmë jo vetëm kufij të përbashkët, por edhe histori të përbashkët, vlera dhe të ardhme të përbashkët.

Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale.

Si i vetmi kandidat potencial për BE që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE, ne gjithashtu presim me padurim të punojmë së bashku ngushtë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa përgatitim aplikimin tonë për anëtarësim në BE”, tha ndër të tjera Kurti.

Ndryshe, sot Çekia ka marr presidencën e radhës të BE-së.

Në kryesimin e saj gjashtëmujor, Çekia ka caktuar prioritetet e saj, ndërsa duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, prioritet mbeten progresi në negociatat për zgjerim të BE-së dhe mbështetja e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndërkaq, sa i përket specifikisht Kosovës, Çekia prioritet ka caktuar dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Read Previous

Aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Gjakovë (VIDEO)

Read Next

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendos për seancës e radhës plenare