Të paktën 46 persona, të cilët raportohet se janë emigrantë, u gjetën të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonios në Teksas. Nga informacionet e para thuhet se 16 të tjerë, përfshi këtu edhe fëmijë janë dërguar menjëherë në spital.
San Antonio, rreth 150 milje larg nga kufiri SHBA- Meksikë, është një rrugë kyçe tranziti për kalimine emigrantëve në mënyrë të paligjshme. Shkak i tragjedisë mendohet te kenë qene kushtet e papërshtatshme në kamion, nxehtësia e madhe dhe mungesa e ujit.
Burimi: BBC, CNN