Sulm në një qendër tregtare të Ukrainës, të paktën 15 viktima

Një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk, të Ukrainës i ka marrë jetën 15 njerëzve, ka plagosur rreth 60 persona dhe më shumë se 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur. 

Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas. Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes nëpër rrjete sociale, tregojnë se ndërtesa është shkatërruar thuajse plotësisht.

“Pushtuesit goditën një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda, një strukturë që nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata. Numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet. Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”,- tha presidenti ukrainas Zelensky.

Ngjarja e rëndë erdhi në ditën kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber njoftoi se rreziku i drejtpërdrejtë që paraqet Rusia ndaj sigurisë europiane, ka nxitur aleacën veri-atlantike të planifikojë një rritje masive të forcave të saj të gatishmërisë së lartë. Nga 40 mijë trupa të tilla që ajo numëron aktualisht, ky numër llogaritet të shkojë në 300 mijë.

Burimi: BBC, CNN

Read Previous

Rreth 46 emigrantë kanë humbur jetën brenda kamionit në Teksas

Read Next

Zbulohen detajet e bisedës mes Macronit e Putinit, katër ditë para fillimit të agresionit rus në Ukrainë