125 ditë luftë në Ukrainë

BERLIN, GERMANY – JULY 12: Ukrainian President Volodymyr Zelensky and the German Chancellor (not pictured) give statements ahead of talks at the Chancellery on July 12, 2021 in Berlin , Germany. (Photo by Stefanie Loos-Pool/Getty Images)

*

Një raketë ruse goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, të hënën, duke vrarë të paktën 16 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se më shumë se 1,000 njerëz ishin brenda ndërtesës në momentin e sulmit  dhe zyrtarët “po përcaktojnë ende numrin e njerëzve nën rrënoja”.

*

Zelenskiy e përshkroi sulmin ndaj Kremenchuk si “një nga sulmet terroriste më sfiduese në historinë evropiane”. “Një qytet i qetë, një qendër tregtare e zakonshme me gra, fëmijë, civilë të zakonshëm brenda”,- tha ai. “Vetëm terroristë krejtësisht të çmendur, të cilët nuk duhet të kenë vend në tokë, mund të godasin me raketa një objekt të tillë. Dhe ky nuk është një sulm me raketa jashtë objektivit, ky është një sulm i mirëmenduar rus – pikërisht në këtë qendër tregtare.”

*

Udhëheqësit e G7 thanë se sulmet e presidentit rus Vladimir Putin që synonin civilët ishin”krime lufte” dhe dënuan “sulmin e neveritshëm” në Kremenchuk. Sipas tyre, presidenti Putin dhe ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi. Ata thanë se do të “vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare si dhe ushtarake për Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

*

Bombardimet ruse në një zonë banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vranë të paktën pesë civilë të hënën, tha guvernatori rajonal. 19 persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit.

*

Një sulm raketor rus vrau gjithashtu të paktën tetë civilë dhe plagosi 21 të tjerë në rajonin lindor të Ukrainës Lysychansk.

*

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia ka thyer “të gjitha rregullat, të gjitha marrëveshjet që kemi bërë me njëri-tjetrin për bashkëpunimin e vendeve” pas samitit të G7. Ai tha se udhëheqësit e G7 pajtohen se kjo ka çuar në ndryshime afatgjata “të cilat do të shënojnë marrëdhëniet ndërkombëtare për një kohë shumë, shumë të gjatë. Pra, është e qartë se, në marrëdhëniet me Rusinë, nuk mund të ketë rrugë kthimi, siç ishin në kohën para sulmit rus në Ukrainë.

*

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të martën për të diskutuar sulmet e synuara të Rusisë ndaj civilëve me kërkesë të Ukrainës.

*

Nato do të rrisë numrin e trupave në gatishmëri të lartë me më shumë se shtatë herë në mbi 300,000, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se forcat e aleancës ushtarake në shtetet baltike dhe pesë vende të tjera të vijës së frontit do të rriten duke u dyfishuar ose trefishuar nga 3,000 dhe 5,000 trupa. Kjo do të përbënte “rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit tonë kolektiv që nga Lufta e Ftohtë”, -përfundoi ai.

Burimi: The Guardian

Read Previous

​Mbi 40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, prin sektori i energjisë

Read Next

Rreth 46 emigrantë kanë humbur jetën brenda kamionit në Teksas