Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Pas shqyrtimit të dy pjesëve të pyetësorit të dorëzuar nga Kievi në Bruksel për angazhimet dhe kërkesat për marrjen e statusit, javën e ardhshme Brukseli mund të nisë rekomandimin e pritur.
Parlamenti i Bashkimit Evropian mbështet përpjekjen e Ukrainës për të arritur statusin e kandidatit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, tha presidentja e parlamentit Roberta Metsola të premten në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.
“Parlamenti i BE-së qëndron fort pas kërkesës së Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit në BE”, tha Metsola.
Më 18 prill, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE.
Dhënia e statusit të shtetit kandidat për Ukrainën do të vendoset nga anëtarët e bllokut, të cilët do të veprojnë sipas këshillave të ekspertëve të Komisionit Evropian, shkruan REL.
Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit.
Por, duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, zyrtarët e BE-së kanë thënë se ata do të punojnë që të përshpejtojnë këtë proces./Sinjali/