99 vite nga lindja e Loro Boriçit, futbollisti shqiptar me famë ndërkombëtare

Loro Boriçi ishte një nga futbollistët më të njohur shqiptarë. Lindi në Shkodër, ku me Vllazninë luajti vitet e para për të provuar më pas Serinë A italiane me ekipin e Lacios.

Aventura italiane nuk zgjati shumë, pasi pas dy vjetësh kthehet përsëri në “fushën” shqiptare. Suksesi më i madh i tij ka qenë Kupa Ballkanit me kombëtaren e Shqipërisë në 1946. Gjatë 20 viteve të karrierës, Boriçi do të luante për Partizanin, Vllazninë dhe Spartakun e Tiranës.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist do fillonte atë të trajnerit. Drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, Spartakun e Tiranës, Partizanin, Lokomotivën e Durrësit e për disa vite edhe kombëtaren e RP të Kinës.

Vendlindja e kujton në stadiumin e saj, ndërsa në këtë foto të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ai është midis nxënësve të tjerë në kolegjin françeskan, në Shkodër. /KultPlus.com

Read Previous

Paralajmërohet rikthimi i bartjes së detyrueshme të maskës, shkak rritja e rasteve me Covid-19

Read Next

Një foto e rrallë e veprimtares Parashqevi Qiriazi