Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë, kanë ndodhur 70 aksidente në komunikacion.
Sipas policisë, nga 70 aksidente të ndodhura, 24 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse 46 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës gjithashtu bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
/ATV/