7 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas forcave të rendit, tri raste u regjistruan në rajonin e Prishtinës, tri të tjera në rajonin e Prizrenit ndërsa nga një në Suharekë dhe Malishevë.

Siç thuhet në raport, në Prizren, një burrë ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën.

Dhunë nga burrat në bashkëshortetet e tyre u raportua edhe në dy raste të tjera, në Shirokë të Suharekës dhe në Malishevë.

Ndërsa, në Prishtinë, një grua raportoi për dhunë psikike nga djali i saj.

E në një rast tjetër, djali raportohet të ketë sulmuar fizikisht babain e tij. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Kallxo.com/

Read Previous

Mbappe, Messi dhe Giroud pretendentët kryesorë për “Këpucën e Artë” në Katar

Read Next

Kurti: Kosovën do ta mbrojmë me forcë dhe vendosmëri