6 temat që u shqyrtuan në takimin e Kurtit me Bordin e ShSKUK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, Zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.

Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale:

1)Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.

2)Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.

3)Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.

4) Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.

5) Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.

6)Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.

Kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve./Sinjali/

Read Previous

Të kujt janë kamionët që e barrikaduan Veriun?

Read Next

Publikohet lista e Real Madridit për ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit