Edhe pas 40 ditëve, familjarët nuk kanë raport zyrtar për vdekjen e Denis Bakallit

Të dyzetat e Denis Bakallit po i shënojnë me protestë. Në këtë ndërtesë humbi jetën tragjikisht i ndjeri përderisa në rastin tragjik objekti nuk kishte rrethoja për siguri. Familjarët, shoqëria e Denisit bashkë me qytetarë po kërkojnë drejtësi.

Edhe pse kaluan plotë 40 ditë, ne si familjarë nuk kemi marr të paktën një përgjigje nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës lidhur me rastin thanë familjarët.

E lidhur me këtë tragjedi xhaxhai është i shqetësuar ku edhe apostrofon dikë.

Derisa moshatarët e Denisit janë bërë bashkë të mërzitur për humbjen e shokut të tyre, në bluzat e tyre kanë vendosur fotografinë e shokut me mbishkrime të ndryshme të cilat kërkojnë drejtësi.

Tv Syri kontaktoi edhe me Prokurorinë në Gjakovë, ku përmes telefonit na thanë se procedura e rastit në fjalë është ende e hapur dhe nuk kemi përgjigje derisa procesi të jetë finalizuar. Tutje vazhduam të kontaktojmë edhe Policinë e Kosovës, por ata nuk arritën të ishin të qasshëm në telefon deri në transmetimin e kronikës.

Read Previous

Kërkohet më tepër mbështetje për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Read Next

44 viktima regjistrohen për tri ditë nga Covid-19 në Kosovë