Të paktën 42 mijë e 65 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë atje, e cila tha se gjatë kësaj periudhe janë plagosur 97 mijë 886 persona, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ministri tutje tha se në 24 orët e fundit, sulmet izraelite kanë vrarë 55 palestinezë dhe kanë plagosur 166 të tjerë./Klankosova.tv