53 pacientë të infektuar me COVID, po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht 272 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, njofton Gazeta Sinjali

Gjithsej 196 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, me oksigjeno-terapi janë 194, ndërkaq 9 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK, të shtrirë janë 113 pacientë, 76 prej tyre pozitivë me COVID-19, ndërkaq në Kliniken Infektive janë të shtrirë 72 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 37, në Pediadri një pacientë dhe në Klinikën e Gjinekologjisë 4 paciente.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 98 me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 27 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 53, në Spitalin e Gjilanit 29, të Mitrovicës 10, të Vushtrrisë 5 dhe në Spitalin e Ferizajt 9 pacientë.

Read Previous

Zbuloni se cila është koha më e mirë e ditës për stërvitje

Read Next

Afati i aplikimit drejt fundit, vetëm 27 subjekte kanë aplikuar deri më tani