52 bletarë të Gjakovës përfitojnë paisje të punës

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të linjës së subvencioneve, sot ka finalizuar projektin për subvencionimin me mjete pune të bletarëve të komunës së Gjakovës. Përfitues të këtyre paisjeve janë 52 bletarë të cilët ndër vite janë kultivues të mjaltës. Sipas drejtorit Haxhi Sejdiu, nga vlera e përgjithshme e këtij projekti komuna ka participuar 80% ndërsa bletarët 20%.

Secili bletarë ka përfituar një tavolinë dhe nga dy depozitues të mjaltit deri në 50 kilogramë. Ata u shprehën falënderues dhe thanë se është një ndihmesë e madhe për kultivimin e mjaltit cilësor.

Prej 52 bletarëve prej tyre përfituese janë edhe 12 femra bletare të cilat sipas drejtorisë së bujqësisë vlerësohen të suksesshme. Kuvendi komunal në vazhdimësi do të mbështesë sektorin e bujqësisë u tha me këtë rast.

Read Previous

Vaksina njëdozëshe amerikane kundër COVID-19, nis dozat e para të vaksinës për në Evropë

Read Next

Më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 janë administruar nga SHBA-ja