5 të vdekur, dhe 1765 raste të reja me COVID19 në 24 orët e fundit

Raporti i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 9581 mostra si të dyshuara me COVID19 ku 1765 mostra kanë rezultuar pozitive.

Përmes këtij raporti është bërë e ditur se janë shënuar edhe 5 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 121  qytetarë që paraprakisht ishin infektuar me këtë virus.

Fluksi i vaksinimit ka vazhduar edhe gjatë 24 orëshit të fundit, ku janë vaksinuar 21903 qytetarë, shifër kjo e cila e ka dërguar numrin e të vaksinuarve në nivel vendi në 601701 qytetarë të vaksinuar.

Numri i të infektuarve si raste aktive në nivel vendi aktualisht është 10183.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë aktualisht janë të hospitalizuar 53 pacientë të infektuar me virusin korona, ku 30 pacientë po trajtohen me Oksigjeno terapi, ndërsa një pacient po trajtohet me CPAP maskë, bëhët e ditur që në mesin e pacientëve të Hospitalizuar në “Isa Grezda” janë 5 pacientë shtetas të Shqipërisë.

Read Previous

Vitia thërret në takim krerët e institucioneve shëndetësore, priten masa të reja antiCOVID-19

Read Next

Katër drejtorëve të shkollave u vazhdohet kontrata, arsye performanca e mirë