5 libra nga autore gra që të gjithë duhet t’i lexojmë

Pak ditë pas 8 Marsit një pjesë e mirë e vëmendjes mediatike dhe politike i është kushtuar grave dhe rolit të tyre në shoqëri.

Ndaj menduam se është një kohë e përshtatshme për të përpiluar një listë të shkurtër librash nga autore gra që kanë kontribuar në letërsinë botërore. Kriter për librat e përzgjedhur ka qenë që libri të jetë i zhanrit “fiction” dhe të ketë pasur një audiencë të tillë që i shndërron këto vepra në “klasike” të letërsisë botërore.

1. Krenari dhe Paragjykim – Jane Austen

Natyrisht, nuk mund të flitet për autore gra pa përmendur Jane Austen, e cila konsiderohet si një nga penat më brilante të letërsisë moderne. “Krenari dhe Paragjykim” është një histori plot humor, dashuri dhe vështirësi familjare në një aventurë të gjetjes së një bashkëshorti të bukur dhe njëkohësisht të pasur. Pa dyshim kryevepra e Auster.

2. Historia e Shërbëtores – Margaret Atwood

Një roman distopik që flet për një të ardhme ku gratë janë të opresuara dhe të përjashtuara nga jeta publike dhe përdoren thjesht për të sjellë në jetë foshnja që më pas u jepen aristokratëve të pasur. Një histori rezistence dhe shprese se edhe në vendet më të errëta mund të gjendet dritë.

3. Himni – Ayn Rand

Autorja që lindi në Rusi dhe pas emigracionit në SHBA sfidoi të gjithë dhe arriti të bëhet një nga autoret gra më të shitura në histori. “Himni” është një roman distopik që tregon një njerëzim që ka hyrë në një tjetër epokë të errët, ku arsyeja dhe individualizmi janë denoncuar si anti-vlera. Një shkencëtar i ri sjell dritën e arsyes dhe refuzon kufizimet e mendjengushtësisë së shoqërisë ku jeton. Një roman me mesazh shumë potent dhe i shkruar në një mënyrë tejet tërheqëse nga shkrimtarja ruso-amerikane Ayn Rand.

4.   Frankestein – Mary Shelley

Ndoshta libri më i shndërruar në filma dhe drama në këtë listë, Frankestein është një emër që e njeh kushdo dhe për këtë arsye meriton të përmendet edhe në këtë listë.

Çfarë ndodh kur njeriu do të imitojë Zotin? Krijohen përbindësha. A janë të gjithë përbindëshat të këqinj? Këto janë disa pyetje filozofike që do të hasni në këtë vepër, më e famshmja në zhanrin e saj.

5. Vajza në tren – Paula Hawkins

Thrilleri psikologjik që do t’ju mbajë të mbërthyer në çdo faqe. Ndoshta ende nuk ka marrë statusin e një vepre klasike, duke qenë se është shkruar e fundit në këtë listë, megjithatë është e sigurt se libri është një sukses i vërtetë dhe të gjithë adhuruesit duhet ta kenë në raft./RevistaClass

Read Previous

Atomistja Era Syla pranohet në Massachusetts Institute of Technology (MIT)

Read Next

Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin: Është përgjegjësi e tyre t’i sigurojnë 2/3 e votave