Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin: Është përgjegjësi e tyre t’i sigurojnë 2/3 e votave

.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas takimit që ka zhvilluar me kandidatin për kryeministër  Albin Kurti dhe kandidaten për presidente , Vjosa Osamanin, ka thënë se është përgjegjësi e fitueseve të zgjedhjes për më i siguruar votat për President.

Ai ka thënë se si parti opozitare  do të jenë konstruktiv në temat nacionale.

“Takimi ishte konsultues i thirrur nga ana e tyre për formimin e institucioneve, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit. Ramë dakord që ne si opozitë të bashkëpunojë për temat e interesit nacional dhe të bëjmë funksionale demokracinë e vendit”, tha ai. /EkonomiaOnline/

Read Previous

5 libra nga autore gra që të gjithë duhet t’i lexojmë

Read Next

Shënohet dita ndërkombëtare e konsumatorëve