441 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading “Ambulance For Coronavirus” at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. – Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Aktualisht në Kosovë janë 441 raste aktive me COVID-19. Vetëm në Komunën e Prishtinës janë 104 raste aktive me koronavirus.

Ndërkohë që Kosova vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.

Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 21 raste ët reja me COVID-18. Vlen të përmend se në 48 orëshin e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.

Me qëllim të mbrojtjes nga virusi korona, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19. Me ç’rast që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës, kurse 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Veç kësaj në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave për luftimin e pandemisë, vendosi për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00, pasi që më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë që ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente. Mirëpo gastronomët reaguan duke kërkuar që të punohet sipas rregulloreve komunale./KP/

Read Previous

KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale

Read Next

Këto janë 5 shtetet e BE-së që dhanë më shumë leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova