429 raste aktive me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 429.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.

Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Së shpejti pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Read Next

Policia arreston dy persona në aeroportin “Adem Jashari”