Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të ndërmarra nga Qeveria.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 4 mijë e 263 gjoba për qytetarët.
Një ditë më parë policia ka shqiptuar 3981 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuan masat për mbrojtje nga infektimi me virusin korona.
Ndërsa, të hënën (30 gusht) në Kosovë kanë hyr në fuqi masat antiCOVID0-19 të ndërmarra nga Qeveria.
Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator.
/KosovaPress/