400 afganë do të strehohen në Shqipëri

Children play outside their family’s shelters at Afghan refugee camp in Islamabad, Pakistan February 13, 2020. Picture taken February 13, 2020. REUTERS/Charlotte Greenfield

Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për të pritur brenda pak ditësh rreth 400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.

Raportohet se vendstrehimi i tyre i përkohshëm do të jetë mes Tiranës dhe Durrësit, ndërsa kostot financiare parashikohet të përballohen nga Shqipëria.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë, ndërsa mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin.

Vendimi i qeverisë shqiptare për të pranuar afganët u përshëndet nga SHBA.

Read Previous

Për rreth 30 minuta në Kosovë u ndalën shërbimet telefonike

Read Next

MPJ jep të dhënat e fundit rreth shtetasve të Kosovës që ndodhen në Afganistan