40 persona me aftësi të kufizuara janë përfitues të shërbimeve me bazë në shtëpi, të cilat do t’i marrin përgjatë 18 muajve duke filluar nga tani. Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe është implementuar nga Handikos Gjakovë.
Në lansimin e këtij projekti i pranishëm ishte edhe kryetari në detyrë i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili e vlerësoi punën që po e bën kjo organizatë.
Nga këta 40 persona sa janë përfitues, prej tyre 20 janë të moshës nën 18 vjeç dhe 20 të moshës mbi 18 vjeç. Përfituesit janë përzgjedhur në bazë të kritereve duke respektuar ata që kanë aftësi të kufizuara më të theksuara dhe ata që janë në gjendje më të rëndë socio-ekonomike.