4 persona dhunojnë një femër në një fshat të Prishtinës

Katër muaj më parë një femër ishte dhunuar nga katër persona në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës.

Katër muaj më parë një femër ishte dhunuar nga katër persona në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës.

Dy nga të dyshuarit janë të njohur për viktimën. Kështu raporton Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

Pas katër muajsh, viktima tek të mërkurën ka raportuar rastin në polici.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPress

Read Previous

​Shqipëria është shpallur Republikë para 96 viteve

Read Next

Daka: Kërcënimet e zyrtarëve politikë janë të paprecedentë, unë nuk i marrë vendimet