4 mijë e 210 foshnje u lindën për gjashtë muaj në QKUK

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili, ka thënë se gjendja në klinikë është stabile dhe është e mbushur me pacientë. Ai gjithashtu ka njoftuar se është liruar edhe pacienti i fundit me COVID që ka përfunduar lindjen normale.

“Gjendja në Klinikën Gjinekologjike është stabile. Klinika është e mbushur plot me pacientë. Furnizimi me barna është në rregull. Nuk kemi asnjë paciente në gjendje të rëndë shëndetësore. Është liruar edhe pacienti i fundit me COVID, e cila ka përfunduar lindjen normale. Ne jemi të gatshëm të presim edhe paciente të tjera”.

Ismaili bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në këtë klinikë janë kryer 4 mijë e 210 lindje, duke shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në bazë të të dhënave, në gjashtë mujorin e parë, me krahasuar me vitin e kaluar, kemi ngritje të lehtë të numrit të lindjeve dhe nuk kemi rënie. Në (tërë) vitin 2020 kanë qenë 8 mijë e 766 lindje, kurse në këtë gjashtë mujor kemi pasur 4 mijë e 210 lindje”, tha ai për EO.

“Klinika jonë ka punuar edhe gjatë kohës së pandemisë me kapacitete të plota. Lindja nuk mund të ndalet dhe është dashur të përfundojmë lindjet nga spitalet regjionale. Është dashur t’i përfundojmë edhe sëmundjet të cilat kanë kërkuar trajtim urgjent”, ka shtuar ndër të tjera ai./Gazetasinjali

Read Previous

Mërgimtari nga Suedia rreh nënën dhe motrën në Gjakovë

Read Next

Shteti që po zëvendëson punën e detyruar me vaksinim