Mërgimtari nga Suedia rreh nënën dhe motrën në Gjakovë

Një person, shtetas i Suedisë, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, gjithashtu shtetase të Suedisë.

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar nga goditjet e tij, nënë e bijë janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 01:00 pas mesnatës, në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali

Read Previous

Ardhja e bashkatdhetarëve, fluks i madh i veturave në pikat kufitare – te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

Read Next

4 mijë e 210 foshnje u lindën për gjashtë muaj në QKUK