385 pacientë në Emergjencën e QKUK-së brenda 24 orëve

Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar 385 pacientë gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të publikuar për datën 31 gusht 2026, shkruan Sinjali.

Nga gjithsej 385 shërbime emergjente, 83 pacientë janë trajtuar në Reanimacion, ndërsa 112 pacientë kanë marrë shërbime në Emergjencën Internistike.

Në Emergjencën Kirurgjike, shkruan Sinjali janë trajtuar 90 pacientë, ndërsa 71 pacientë në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkohë, 29 pacientë janë trajtuar në Sallen e Vogël.

Sipas raportit të QKUK-së, ekipet mjekësore kanë ofruar shërbime për të gjithë këta pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Hoxhaj: Ky është puç kushtetues, themelet e shtetit janë rrënuar

Read Next

Ndryshimet klimatike, Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më shumë emergjenca