Nisin 16 Ditët e Aktivizmit, Haxhiu kërkon përgjegjësi institucionale për vr*sjen e Arlinda Zekës
Me rastin e pesëvjetorit të hapjes, Kino “Hyrije Hana” ka prezantuar listën e shpërblimeve që do të ndahen gjatë katër ditëve festive, nga 27 deri më 30 nëntor.
Për këtë përvjetor, kinemaja ka përgatitur një program të veçantë për vizitorët, i cili përveç filmave të rinj, filmave shqiptarë, lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme, përfshin edhe një lojë shpërblyese me dhurata nga biznese dhe partnerë të ndryshëm.
Lista e plotë e shpërblimeve përfshin:
- 1 udhëtim për dy persona në Stamboll – @armendtours
- 1 Samsung Galaxy A07S 4/64 – @mobilshoparigjakove
- 1 darkë për çift – @dame.fshat
- 1 natë për çift në hotel – @hotel12.gjk
- 1 Endola Body – @valmirarrahmanii
- 1 Frax Lipo – @valmirarrahmanii
- 2 plane ushqimore njëmujore – @partnersindiet
- 2 abonime njëmujore në fitnes – @fitnesscentergjakove
- 1 set aromash për ambient – @dafinas.perfumery
- 1 vauçer prej 30 eurosh për të brendshme – @anderrlingerie
- 1 Classic Lashes – @donika.matoshi
- 1 Brow Lamination – @donika.matoshi
- 1 Make Up – @rrezenixha_makeupartist
- 2 manikyrë – @nailsbyerrisa
- 2 libra për fëmijë – @libraritomorri
- 1 kurs për fëmijë – @bonevetgjakova
Për të qenë pjesë e lojës shpërblyese, vizitorët duhet të blejnë biletën e kinemasë në njërën nga datat 27, 28, 29 ose 30 nëntor.
Kështu, pesëvjetori i Kino “Hyrije Hana” do të shënohet me katër ditë aktivitete, argëtim dhe mundësi për të fituar dhurata të shumta. /tvsyrivision/

