Gërvalla publikon shifrat e dhunës në familje: Gati 20 mijë raste për shtatë vjet
Gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe procesi i optimizimit të KFOR-it ishin në fokus të takimit ndërmjet komandantit të këtij misioni, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Takimi është zhvilluar në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar edhe për kontributin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Gjeneralmajor Vergori ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj KFOR-it dhe rolin e rëndësishëm të Forcave të Armatosura sllovene në kuadër të këtij misioni.
Ai ka vlerësuar kontributin e trupave sllovene në përpjekjet për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë, si dhe në forcimin e stabilitetit në rajon.
Në njoftimin e KFOR-it nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me procesin e optimizimit të misionit. /KosovaPress/

