Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 2.360 tiketa trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 20 aksidente me persona të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2.360 tiketa trafiku.

Po ashtu, janë arrestuar 11 persona, tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor. /RTKlive

Read Previous

BLACK FRIDAY NË QENDREN TREGTARE NERTILI!