9 Nëntor 1989 ishte viti që shënoi rënien e murit të Berlinit. Fillimi i demokracisë hasi peripeci, por nuk e ndali Gjermaninë të kthehej në një prej vendeve më të fuqishme të botës.
Pas vendosjes në krye të Gjermanisë të Adolf Hitler i cili mori në mënyrë totalitare pushtetin, kjo do të shënjonte krizën më të madhe në historinë globale: Luftën e dytë Botërore.
Në mënyrë paradoksale, Gjermania ka një datë në kalendarin historik, me dy ndodhi madhore.
9 Nëntor 1938
Një luftë barbare ndaj hebrenjve të cilët u sulmuan sistematikisht derisa në 1942, nisi agjësimi i plotë i tyre. Në 9 Nëntor 1938, dyqanet e hebrenjve u shkatërruan plotësisht. U vranë rreth 100 njerëz, ndërsa 26,000 të tjerë u vendosën në kampe përqëndrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike “Reichskristallnacht” dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin.
Rreth gjysmë shekulli më vonë, 51 vite më pas më datë 9 Nëntor 1989, shënoi ditën e rënies së murit të Berlinit. E pabesueshme ishte për të gjithë gjermanët që kishin përjetuar ndasinë, por dhe vështirësitë e kohës. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve kishte muaj që lobohej. Ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Por e papritur ishte që në konferencën e kësaj date, të deklaroheshin futja në fuqi e ligjeve të reja. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlinit. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës ‘pakufij’. Në këtë mënyrë, u shemb njëherë e mirë regjimi totalitar u kohës dhe nisi një kapitull i ri për Gjermaninë. Një proces unifikimi së brendshmi që kishte më tepër kohë sesa ribashkimi shtetëror, por që dha rezultate të mrekullueshme vitet pasardhese. /abcnews.al