Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se aktualisht numri i pacientëve të hospitalizuar është 35.
Ndërsa të konfirmuar pozitiv që po marrin trajtim si të infektuar me virusin corona janë 20 pacientë, 13 pacientë janë negativ dhe 2 të pakonfirmuar.
Kurse, 25 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjeno terapi.
Sa i përket kapaciteteve spitalore, 35 shtretër janë në shfrytëzim ndërsa 50 shtretër të lirë.
Gjithashtu spitali i Gjakovës po vazhdon të trajtoj pacientë nga Shqipëria, ku momentalisht janë 5 pacientë të infektuar nga COVID-19.