Itali, katër vjet burg për ata që kryejnë krime kundër kafshëve

Senati italian ka miratuar përfundimisht një projektligj të përbërë nga 15 nene që prezanton dënime më të ashpra për ata që kryejnë krime kundër kafshëve.

Qëllimi është mbrojtja e mirëqenies së kafshëve, duke njohur kafshët si kafshë që kanë një vlerë të caktuar ligjore dhe duke i caktuar detyrimin e shtetit për t’i mbrojtur ato.

Risitë:

Ndalimi i mbajtjes së qenve dhe kafshëve të tjera shtëpiake të lidhura me zinxhir, përveç për arsye të certifikuara shëndetësore ose sigurie.

Ndalimi i luftimeve klandestine me kafshë dhe garave të paligjshme me kuaj.

Ndalimi i shitjes së lëkurave dhe gëzofëve të maceve shtëpiake.

Rritje e dënimeve për ata që vrasin ose keqtrajtojnë kafshët, me burgim deri në 4 vjet për ata që shkaktojnë vdekjen e një kafshe përmes mizorisë.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i kafshëve të përfshira në krim, me caktim përfundimtar te shoqatat e autorizuara.

Zgjerimi i përgjegjësisë administrative për kompanitë e përfshira në krime kundër kafshëve, me gjoba të majme dhe ndalime të aktiviteteve. /Top Channel/

Read Previous

Alfa Romeo shtyn lansimin e Stelvio elektrik, po zhvillon versionin hibrid?

Read Next

Albin Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës për takim