Vitet e 90 – ta, ishin kohë kur serbët filluan të shfaqin dhe më shumë politikat dhe trysninë anti – shqiptare. Përveç përjashtimit masiv nga puna, mbyllja e shkollave, përndjekja politike, vrasja e djemve të rinj që i shërbenin ushtrisë, e shumë krime të tjera, ndodhi edhe ajo që ende ngre dilema se çfarë ishte, pra helmimi i nxënësve e madje dhe fëmijeve kosovar.
Këto pamje janë vërtët të rënda…. Bërtima, dhimbja e gjëndja shëndetësore e këtyre nxënësvë, të cilët në kontaktin e pare me helmin, rrëzoheshin për toke, dysheme të klasës, e kudo që kishte sasi të helmit të hedhur nga serbët. Shtangimet e nxënësve në të gjitha pjesët e trupit vjelljet,alivanosjet dhe humbjet e vetëdijes ishin tepër shqetesuese.
Në storjen e kësaj të marte ju kthejmë te kjo situatë që ka ndodhur 32 vjet më parë, pra helmimin e nxënësve kosovar, në pranverën e vitit 1990. Doktor Agron Zajmi neuro-psikiatër i cili ka qenë pjesë e kësaj ngjarje, na tregon se si ka qenë e gjithë ajo kohë, me cfarë janë përballur mjekët në Gjakovë si ka qënë gjëndja e nxënësve të helmuar e çfarë kanë bërë ekspertët tanë që të sigurojnë faktet për ti prezantuar në simpoziumin në Zagreb.
Mjekët tanë u përballën dhe më kërcnime pasi u munduan që me cdo kusht ti ruanin provat dhe ti tregonin gjithë botës, se cfarë u kanë shkaktuar serbët nxënësve kosovarë.
Zajmi tregon se mjekët me gjithë fuqinë e tyre, u munduan që fëmijëve t’u japin ndihmë mjekësore dhe në çdo mënyrë të gjejnë argumente për të dëshmuar se bëhej fjalë për helmim…..dhe pse provat ishin të pakta.
Shenjat e helmimit të pacientët ndryshonin, e terapia ishte dhe më e vështirë pasi skishte diagnozë, pasi aso kohë laboratoriumi mungonte por sipas disa hulmutimeve të bëra në mënyre praktike, simptomat tregonin se nxënësit u helmuan me një lloj helmi toksik, i cili kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, ç’rregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera.
Zajmi tregon se të rinjtë të cilët janë prekur nga ky gaz toksik, tani 32 vjet pas ende i vuajnë pasojat e këtij helmimi.
Sipas profesionistëvë shëndetësorë, helmimet në Kosovë me gazra toksike në pranverën e vitit 1990, rezultuan si një doktrinë shfarosëse e përgatitur nga shërbimi sekret ushtarak serb, ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe fëmijë 2-3 vjeç.