Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj F.K, i cili është djali i kryetarit aktual të Junikut Agron Kuçit.
Lajmin për ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.
“Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”.
Ai dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren komunale të Junikut B.S, po i dërgonin për në Gjermani dokumente të votuesve të diasporës në Komunën e Junikut të përgatitura paraprakisht në mënyrë të organizuar në emër të votuesve të atjeshëm.
Ajo u kap të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me material të falsifikuar zgjedhor.
Ndërkaq F.K, u kap po në aeroport një ditë më vonë.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se së bashku edhe me persona tjerë ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora). Lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.
/KlanKosova/