3 vjet pas tërmetit, në Durrës po zvarriten punimet, banorët në protestë

Gati 3 vjet nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, Durrësi ende nuk i është rikthyer normalitetit. Familje të tëra nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre për shkak të zvarritjes së punimeve.

Vonesat dhe shtyrjet pa afat të riparimit të dëmeve janë bërë shkak i protestave të banorëve të kompleksit “Jedas”. Ata kërkojnë përshpejtimin e punës në mënyrë që ky dimër t’i gjejë në banesat e tyre.

Në këtë kompleks jetonin rreth 280 familje. Tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi në nivelin DS4 dhe punimet për riforcimin  e objektit kanë më shumë se 1 vit që kanë filluar.

Ndërkohë, banorët thonë se gjatë kësaj kohe  kanë vonesa dhe probleme edhe me marrjen e bonusit të qirasë./A2news/

Read Previous

Kina konfirmon rastin e parë të lisë së majmunëve

Read Next

197 vite nga lindja e ideologut dhe poetit, Pashko Vasa