28 mijë vizitorë gjatë 4 muajve në Muzeun “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë

Muzeu Gjergj Kastriot Skënderbeu është vizituar nga 28 mijë vizitorë gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se këtë vit numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë, e konkretisht Muzeun Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Qytetin e Krujës, është dyfishuar.

Nga ky numër prej 28 mijë vizitorësh, 14 mijë prej tyre i përkasin vetëm muajit prill.

Një vit më parë, gjatë gjithë 2023-shit, Muzeu Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u vizitua nga 100 mijë vizitorë.

Drejtori i Muzeve të Krujës, Medi Hafizi ka deklaruar se është hera e parë në karrierën e tij 33-vjeçare në drejtim të këtyre muzeve që vihet re një numër kaq i madh i turistëve dhe vizitorëve.

Duhet patur parasysh që Muzeu Etnografik vijon të jetë i mbyllur dhe pse punimet për restaurimin e tij kanë mbaruar në rreth 95 përqind.

Vlen të theksohet se turizmi tashmë në Krujë sipas tij, nuk është më vetëm një ditor, por edhe disa ditor. Kjo pasi, sikurse shprehet Hafizi, Kruja i ka te gjjtha komoditetet dhe atraksionet për ti ofruar turistëve një turizëm cilësor disa ditor pasi fatmirësisht duke parë trendin në rritje të vizitorëve edhe numri i shtretërve në Krujë është shtuar dhe vijon të shtohet.

/RTSH/

Read Previous

8 maji Dita Botërore e Talasemisë, deputetët dhurojnë gjak

Read Next

Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë