Arnault dhe ‘Red Bull’ sfidojnë dominimin e PSG-së, gati të blejnë Paris FC

Një kundërshtar i frikshëm për Paris Saint-Germain-in e Nasser Al-Khelaifi-it mund të shfaqet në muajt e ardhshëm. Paris FC, skuadra e dytë nga Parisi (që luan në Ligue 2), së shpejti do të blihet nga familja Arnault, më e pasura në Francë dhe një nga të parat në botë, të cilët janë në krye të gjigantit luksoz “LVMH”.

Së bashku me Arnault, i cili vitet e fundit ka qenë gjithashtu i lidhur me Milan-in në disa raste, në krye të Paris FC do të jetë edhe “Red Bull”-i, grupi që tashmë zotëron disa klube futbolli në botë dhe me të cilët, siç u njoftua dje, ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp do të punojë nga viti 2025.

Ndryshimi i shumicës së aksioneve të klubit është bërë i ditur nga gazeta “L’Equipe”. Dorëzues do të jetë pronari aktual, Pierre Ferracci, dhe “Investcorp”, fondi nga Bahreini i cili ishte afër Inter-it dhe Milan-it në të kaluarën dhe aksionar i pakicës që nga viti 2020.

Sipas të përditshmes franceze, Ferracci do të mbajë 30% të kapitalit të klubit deri në vitin 2027, data në të cilën ai pret një dalje totale.

Fillimisht, familja Arnault do të blejë afërsisht 55% të aksioneve të klubit, ndërkohë që pret të marrë kontrollin e aksioneve të Ferracci-it, për një total prej 85%.

“Red Bull” do të marrë 15% të aksioneve.

Paris FC, aktualisht në krye të tabelës në Ligue 2, synon të ngjitet në Ligue 1 këtë sezon. Vetëm dje, klubi parizien zyrtarizoi zgjatjen e kontratës së trajnerit Stephane Gilli deri në vitin 2026.

Klubi i Futbollit i Parisit u themelua në fund të viteve 1960 me iniciativën e Federatës Franceze të Futbollit, e cila donte të rikrijonte një klub profesionist parizien pas daljes nga skena të tre ekipeve historike të qytetit, Cercle athlatique në 1963, Racing Club në 1966 dhe Stade français në 1968. /Albanianpost.com

Read Previous

Rafael Nadal njofton tërheqjen e tij nga tenisi profesionist

Read Next

Trump refuzon ‘rematch’ të debatit presidencial me Harris