271 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, rritje e lehtë e të hospitalizuarve në Gjakovë

Ministria e shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin 24  orësh ka bërë të ditur se gjatë këtij 24 orëshi janë testuar 4666 mostra të dyshuara për infektim me korona virus, ku 271 mostra kanë rezultuar pozitive.

Në raport është bërë e ditur që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar edhe 15 qytetarë të infektuar paraprakisht me këtë virus.

8188 doza të vaksinës janë dhënë gjatë 24 orëshit të kaluar, ndërsa numri i qytetarëve të vaksinuar me të dyja dozat ka arritur në 478,084 persona. Bëhet e ditur se në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, momentalisht janë të hospitalizuar 16 pacientë të infektuar me virusin korona, ku 6 nga këta pacientë janë shtetas të Shqipërisë, dhe 3 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi momentalisht është 1321 persona.

Read Previous

Në UGJ “Fehmi Agani” hapet afati për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022

Read Next

Enver Hoxhaj tërhiqet nga kryesia e PDK-së