Në një intervistë me mikun e tij dhe ish-shokun e skuadrës Rio Ferdinand në “TheFiveUK”, Cristiano Ronaldo, përveç rikthimit në “kasetën” e karrierës së tij të jashtëzakonshme, ndau gjithashtu mendimet e tij për familjen dhe fëmijët:
“Ata janë njësoj si unë; nuk u mësoj asgjë të veçantë. Ata shikojnë babain dhe ndjekin shembujt e mi. Cristiano Junior është vetëm 14 vjeç dhe mund të bëjë gabime, por shpresoj që në të ardhmen të bëhet futbollist profesionist. Ndoshta mund të zgjedhë ndonjë profesion tjetër gjithashtu. Unë gjithmonë do ta mbështes.” /Telesport.al/