2601 gjoba trafiku u shqiptuan nga policia për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2601 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 40 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje./rtklive

Read Previous

Irani dyshohet se qëndron prapa sulmeve të adoleshentëve në Suedi

Read Next

Biden njofton paketën e re prej 425 milionë dollarësh për Ukrainën