26 vjet nga rënia e komandantëve Agron Rama dhe Agim Zeneli

26 vjet më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli shqiptar pësoi humbje të rëndë.

Një grup i ushtarëve shumë të zotë, të prirë nga komandantët Agron Rama e Agim Zeneli ishin duke shkuar në Shqipëri për t’u furnizuar me armatim e për të marrë shërim e që më pas të rikthehen në atdhe për të luftuar kundër armikut. Derisa po e bënin këtë rrugë ata ranë në pritë.

Forca të shumta serbe iu zunë pritën këtyre ushtarëve të dalluar dhe si pasojë gjatë kësaj beteje të përgjakshme u vranë dy komandantët e zotë Agron Rama e Agim Zeneli, bashkë me shumë luftëtarë e civilë të pafajshëm.

Kjo betejë e përgjakshme nuk do të harrohet asnjëherë, pasiqë ata rezistuan që të mos dorëzohen të gjallë tek armiku barbar serb.

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:

Read Previous

Policia shqiptoi 1779 gjoba trafiku për 24 orë

Read Next

Parandalohet kontrabandë me mallra në brezin kufitar Kosovë-Serbi