Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se nga 810 testime janë shënuar 258 raste pozitive të COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 64 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,602.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,937 doza të vaksinës.
Deri më sot 823,842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.