Psikoterapia është bisedë profesionale e fokusuar në rritjen e vetëdijes, zhvillimin mendor, marrjen në konsideratë të emocioneve dhe relacionit të mirëqenjes ndër-personale. Prandaj 25 shtatori shënohet për qëllimin e edukimit rreth rëndësisë së shëndetit mental.
Neuropsikiatrit Mentor Ruka thote se qytetarët ende e kanë nje dozë pasigurie t’i shprehin problemet e veta.
Tutje Rruka shtoi se hezitimet dhe pengesat për të marrë terapin e duhur janë disa nga problemet e shpeshta që hasen çdo ditë si nga qytetarët, po ashtu edhe nga vet psikoterapistët. Ndërsa përmes sondazheve për televisionin Syri, qytetarët u shprehen se keshilla me psikoterapistët janë të mireseardhura.
Shënimi i kësaj dite shërben si ndërgjegjesim për stigmën që ende rrethon duke kërkuar ndihmë për psikoterapi si dhe të luftimit ndaj stereotipave të ndërtuara rreth njerëzve që kërkojnë ndihmë për gjendjen mentale.