25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 311 testime të bëra.

MSH po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë shëruar 67 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 307.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 24 vaksina, ndërsa nga fillimi i këtij procesi janë administruar 1,835,791 doza të vaksinës. 

/Telegrafi/

Read Previous

Sulme kibernetike ndaj ueb faqes së Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë

Read Next

​Dyshohet për shitje të kokainës, arrestohet