Kanë kaluar 24 vjet qëkur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut në Kosovën e atëhershme.Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb. Mijëra studentë por edhe nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të shumtë kishin protestuar në Prishtinë për të kërkuar lirimin e objekteve të UP-së nga regjimi serb, i cili i kishte dëbuar studentët shqiptarë nga objektet e tyre universitareNë mesin e studentëve të kësaj proteste ishte edhe Yll Ferizi nga Gjakova me shumë e shumë të tjerë nag ky qytet. Ai edhe pas 24 vitesh ende i ka të frekësat kujtimet e kësaj ngjarje.
Ai tregoj se qka e bënë të veqantë këtë protestë, krahas shumë të tjerave që janë zhvilluar gjatë viteve të 90-ta.
Ferizi tutje shtoj se protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në atë se si sot është formuar shoqëria kosovare.Kjo lëvizje vlerësohet se ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i Kosovës.