24 vjet nga masakra në Likoshan dhe Qirez

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u debuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët rreth 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë.

Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur.

Lufta në Kosovë shkaktoi edhe shumë dëme të tjera të rënda në popullatën shqiptare: dëbime masive, shkatërrime vendbanimesh, vrasje të shumta, burgosje, dhunime, tortura etj. /KultPlus.com

Read Previous

Vëllai i Jusuf Buxhovit arrin të largohet nga Ukraina

Read Next

119 vjet nga vdekja e rilindasit, Jeronim De Rada